Disa lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë natës në vendin tonë, ku më i forti është ai me magnitudë 3.7 të shkallës rihter.
Mësohet se ky tërmet është ndjerë pak para mesnate, rreth orës 23:52, në Thumanë. Këto lëkundje janë ndjerë në Tiranë, Durrës dhe zonat përreth. Sipas qendrës europiane EMSC, tërmeti e ka patur thellësinë 2 km, ndaj edhe është ndjerë shumë.
Ndërkohë, kjo lëkundje e fuqishme, është pasur edhe nga të tjera tërmete, por me magnitudë të vogël. Konkretisht, ka pasur edhe 6 lëkundje të tjera, me maginduta që variojnë nga 1.6 deri në 2.6 ballë të shkallës rihter.