Maturantët në mbarë vendin do t’i çelin sot sezonin e provimeve, ku do t’i nënshtrohen testit për Gjuhën e Huaj.
Janë rreth 31 mijë maturantë që do të testojnë njohuritë e tyre në gjuhët e huaja. Testimi nis në orën 10:00 dhe zgjat për 2 orë, ndërsa disa nga procedurat për mbarëvajtjen e provimit do të jenë të diktuara për shkak të situatës me pandeminë e COVID-19.
Kujtojmë se më datë 11, maturantët do të japin provimin e Gjuhës Shqipe, ndërsa më datë 15 qershor provimin e Matematikës. Në fund të sezonit, më datë 18 maturantët japin provimin e lëndës me zgjedhje.