Meta vlerëson gjuhëtarin Hamlet Bezhani: Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut, pas vdekjes

E mërkurë, 10 June 2020 15:08

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi gjuhëtarin, përkthyesin dhe pedagogun e shquar, ish-zëvendësdekanin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Hamlet Bezhani (pas vdekjes) me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin: “Në nderim të lartë për përkushtimin dhe kontributin e tij të vyer si profesor i gjuhës angleze dhe gjermane, që edukoi breza të tërë me kulturën dhe vlerat evropiane. Në vlerësim të punës si studiues, autor tekstesh dhe gjuhëtar i talentuar, si dhe për mjeshtërinë e veçantë në shqipërimin nga gjuha angleze dhe gjermane të literaturës dhe veprave të mirënjohura historike, shkencore dhe akademike”.

Në ceremoninë e zhvilluar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit Shtetëror të Tiranës me rastin e 80-vjetorit të lindjes të Hamlet Bezhanit, Presidenti i Republikës duke iu drejtuar familjarëve, dekanit Artur Sula, pedagogëve, profesorëve dhe studentëve të pranishëm, u shpreh:

 
 

“Kam kënaqësinë e veçantë që, sot, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Prof. Dr. Hamlet Bezhanit të jem sot me ju, për të nderuar figurën e tij, pikërisht këtu në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ku ai kontribuoi si profesor për mbi 40 vjet.

 
 

Ai lindi më 10 qershor 1940, në një datë të rëndësishme siç është përvjetori i Lidhjes së Prizrenit, në një fshat shumë të rëndësishëm si Fterra e Vlorës, i njohur si burim patriotizmi dhe traditë arsimdashëse.

 
 

Familja Bezhani ishte një familje e shquar në breza për dashurinë ndaj dijes dhe arsimit.

Ky ambient i dha Prof. Bezhanit dashurinë për librave dhe leximin që i mbeti një dashuri e përhershme.

Prof. Bezhani i përket brezit të intelektualeve që hodhën themelet arsimin e lartë në Shqipëri veçanërisht në fushën e gjuhësisë, me përkushtimin e tyre për shkencën dhe studimet e shqipërimet e paharruara nga gjuha angleze dhe gjermane.

Ai ishte ndër studentët e parë të ekselencës që u dërguan për të  studiuar jashtë vendit dhe sollën vlerat e përvojën  për të ndihmuar e zhvilluar arsimin, duke krijuar profile universitetesh dhe departamentesh që do të trajnonin brezat e ardhshëm të edukatorëve.

Prof. Bezhani e përktheu edukimin e tij akademik dhe studimet e tij të thelluara jashtë vendit në ndihmesë të jashtëzakonshme për arsimin e lartë shqiptar.

Falë përvojës së tij të vyer dhe përkushtimit për gjuhën e përkthimin ai përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare si një ambasador i shkëlqyer i popullit të tij nëpër botë, në studime dhe hulumtime shkencore të vendeve të ndryshme.

Prof, Bezhani, falë edukimit të tij dhe parimeve të pakthyeshme edukative dhe arsimore arriti të bëhej një edukator e profesor i nderuar, që kujtohet me respekt dhe nostalgji nga breza të tërë studentësh dhe kolegësh.

Ai diti të përçojë vlera, dije dhe humanizëm, pasion dhe punë të palodhur e njëkohësisht, autoritet e respekt tek studentët e të gjitha brezave.

Kolegët e tij me të drejtë e nderojnë si një akademik me integritet dhe kontribut të padiskutueshëm në krijimin dhe rritjen e  departamenteve të anglishtes dhe gjermanishtes në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja por edhe si një hulumtues të thellë të veprave shkencore dhe letrare dhe duke e vlerësuar shpesh si një“enciklopedia lëvizëse”.

Sot, shoqëria shqiptare dhe bibliotekat akademike gëzojnë si pasuri të tyren disa nga veprat më të vlefshme nga puna e spikatur e Prof. Bezhanit.

Ndër to, Fjalori Gjermanisht-Shqip në dy vëllime, ku është bashkëautor, me rreth 82.000 fjalë, botuar nga një prej shtëpive botuese akademike më prestigjioze në Gjermani, mbetet ende pas 3 dekadash vepra bazë në të dyja gjuhët e përdorur si nga publiku ashtu dhe nga studiuesit shqiptarë dhe të huaj.

Vepra e tij didaktike shtrihet në një rreze të gjerë të sistemit arsimor shqiptar, duke nisur nga punime për ciklin 8-vjeçar e deri në kontributin me studimet e tij për gjuhësinë shqipe dhe angleze, gramatikën historike, historinë e popullit anglez e të tjera. 

Pasuria akademike e akumuluar dhe respekti, që gëzonte natyrshëm, e vunë atë ndër vite në pozicione drejtuese si zëvendësdekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, shef i Katedrës së Gjuhës Angleze, mbi 20 vjet kryetar i Komisionit të Diplomimit Pasuniversitar të Gjuhës Gjermane dhe mbi 10 vjet kryetar i Këshillit Shkencor. 

Gjatë karrierës së tij, Profesor Bezhani është njohur për mjeshtërinë e veçantë në shqipërimin nga gjuha angleze dhe gjermane të literaturës dhe veprave të mirënjohura historike, shkencore dhe akademike për publikun dhe studiuesit shqiptare.

Falë spikatjes dhe njohurive të tij të palëkundura në gjuhën gjermane Prof. Bezhani përktheu gjatë vizitave në Shqipëri që prej vitit 1984 Kryeministrin e Bavarisë, Franc Jozef Shtraus, dhe diskutimet dypalëshe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis ish-Republikës Federale të Gjermanisë dhe ish-Republikës Popullor Socialiste të Shqipërisë 

Profesori ishte një studiues i ethshëm i gjuhëve dhe një shembull prefekt sesi gjuhët lidhin njerëzit dhe i sjellin ata së bashku.

Prof. Bezhani ka gjithashtu një kontribut të madh në promovimin e Shqipërisë në fillimet e viteve ’90, si një vend i bashkekzistencës dhe mirëkuptimit etnik dhe fetar dhe lartësimit të identitetit shqiptar në qarqet e Kongresin amerikan dhe Parlamentit gjerman.

Kështu, ai ka përfaqësuar disa herë Shqipërinë në forume ndërkombëtare vjetore si Mëngjesi i Lutjeve në Uashington DC i organizuar nga Kongresi Amerikan ku elita botërore politike, sociale dhe e biznesit mblidhen në takime disa ditorë në emër të paqes dhe shmangies së konfliktit në botë.

Si simbol i paqes dhe trashëgimisë së lënë brezave, në vitin 2000, Prof. Bezhani mbolli në oborrin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, një pemë ulliri. Sot ulliri mban një pllakatë me emrin e tij.

Falë promovimit të Shqipërisë nga njerëz të nderuar si Prof. Bezhani, studentë dhe studiues të huaj vijnë tashmë të jetojnë e punojnë në Shqipëri, përmes programeve të shkëmbime akademike.

Kjo shënon një fazë tjetër të zhvillimit të Shqipërisë dhe integrimit të vendit tonë në botënperëndimore, ç’ka filloi me brezin e profesorit dhe tashmë ka arritur në nivelet më të larta një dekadë pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe tani kur mezi presim edhe çeljen e negociatave.

Kontributi i tij shumëdimensional ka ndihmuar jo vetëm në vendosjen e standardeve të sistemit arsimor në Shqipëri dhe përmirësimit të didaktikës së mësimdhënies, por dhe në formësimin evropian të brezave të studentëve dhe hapjen e dritareve të mendimit të shumë brezave të intelektualëve, duke shumëfishuar kështu arritjet, ndikimin dhe jehonën e punës së tij të pamatë.

Megjithëse Prof. Bezhanin nuk e kemi më mes nesh prej 5 vitesh, ai ka lënë pas një familje të respektuar akademikësh, studiuesish të gjuhëve dhe përkthyes të talentuar, të cilët vazhdojnë sot denjësisht traditën e çmuar të tij dhe të familjes Bezhani”.

Pasi vizitoi ambientet e Fakultetit, sallat e leksioneve dhe bibliotekën, në përfundim të ceremonisë së vlerësimit Presidenti i Republikës dhe të pranishmit vizituan pemën e ullirit të mbjellë në oborrin e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tiranës, në kujtim dhe për nder të të paharrueshmit Profesorit Hamlet Bezhani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...