Deputeti Maliqi: Nëse miratohet reforma zgjedhore, Rama ikën automatikisht

E Enjte, 11 June 2020 19:40

Deputeti i opozitës Lefter Maliqi deklaroi se nëse miratohet reforma zgjedhore, kryeministri Edi Rama ikën automatikisht nga pushteti. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Maliqi theksoi se miratimi i kësaj marrëveshje konsensuale ishte një fitore edhe për faktin se ndërkombëtarët ulën palët.


Po ashtu, deputeti opozitar teksa komentoi qëndrimet e presidentit Ilir Meta, vlerësoi vendimet e këtij të fundit, që sipas tij kanë qenë në mbrojtje të Kushtetutës. Mes të tjerash Maliqi tha se opozita e re është e përçarë dhe ka krijuar grupet e veta.

“Për disa ditë me radhë u arrit që të uleshin palët në rezidencën amerikane dhe u bë e mundur marrëveshja. Ishte fitore e madhe për ndërkombëtaret qe u ulen palet. Largimi i Dvoranit ka tregtuar se ka rol faktori ndërkombëtar. Si tek reforma në Drejtësi, dhe tek reforma zgjedhore, Ndërkombëtarët kanë shfaqur interes. Unë jam për sistem maxhoritar të pastër të drejtpërdrejtë. Dhe ambasadorja amerikane para një muaj hodhi dhe idenë e sistemit danez me lista të hapura. Thamë se diçka do të ndodhte. Megjithatë ditën e enjte, pavarësisht lëvizjeve të zotit Balla, si ushtar i fundit i Ramës, pata një telefonate nga zoti Murrizi, ku u shpreha pro listave të hapura. Ditën e premte u arrit marrëveshja paraprake. Dhe ambasadorja e SHBA doli në deklaratë dhe topin ia la zotit Basha. Në një prononcim ai tha se; kemi arritur në një dakordësi. Arritja më e madhe është identifikimi biometrik. Besoj dhe shpresoj se opozita parlamentare, ashtu siç ka votuar dhe për raste të tjera, kanë votuar të grupuar ligjet antikushtetuese. Opozita parlamentar ka pasur problemet e veta brenda Kuvendit, siç ishte dhe shkarkimi i zonjës Hajdari. Aty janë bërë disa grupe brenda opozitës së re, që është bërë përçarje që i shkon kryeministrit Edi Rama. Jam që në qëndrimet e para, kam qenë në mbrojtjeje të opozitës jashtë. Kam qenë kundër disa gjerave të kryetarit të PD, që ai ka pranuar. Rama nuk fiton zgjedhjet, ndaj po e bën këtë. Përshëndes dhe deklarimin e sekretarit amerikan, Pompeo, që mbështeti marrëveshjen. Ai ikën me dhimbje vet (Rama). Rama është i ikur punë muajsh. Tahiri po pret këtë moment. Rama mori 74 mandate duke u thënë shqiptarëve; më jepni votën se do ju jap legalizimet falas. Asgjë nuk bëri. Shantazhim, emërime klienteliste. Zoti Meta ka një qetësi që e ka përcjellë. Ai ka pasur mbështetjen e Venecias, dhe tek faktori ndërkombëtar. Presidenti ka një meritë të jashtë, pasi do të kishte përplasje në zgjedhjet e 30 qershorit. Presidenti i Republikës është në mbrojtje të Kushtetutës. Kam besim të patundur që dhe Venecia i dha besim të patundur.”, tha Maliqi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...