Në Gjirokastër janë marrë tamponë edhe për 12 punonjës të një kompanie private ku punonte i infektuari i djeshëm. Gjithë punëtorët e një reparti janë nën karantinë deri në daljen e përgjigjeve.
I infektuari i djeshëm, një 48-vjeçar nga lagjja Zinxhira është asimptomatik dhe gjendet në karantinë në banesë.
Për rastin e parë në Gjirokastër, 68-vjeçari kishte qenë i shtruar prej 22 ditësh në Tiranë tek QSUT.
Ndërkohë në 24 orët e fundit u konfirmua një rast i ri në Elbasan, nga 48 që janë total.
Edhe në këtë rast, i prekuri ka qenë i shtruar në QSUT.