Mikrofinanca mbështet dhe qëndron pranë fermerëve

E Enjte, 25 June 2020 20:10

 E shënuara është se FED invest  ka qenë  dhe mbetet aktiv për të lehtësuar pasojat e krizës që ka shkaktuar në ekonomi nga kufizimi i aktiviteteve për të frenuar për hapjen e Covid-19. Deri tani  janë ndërmarrë dhe ndërmerren  masat e duhura ndaj stabilitetit monetar dhe financiar të vendit.

Për më tej institucioni  ka treguar maturi në marjen dhe verifikimin e ҫdo situate ekonomike, e cila ka ndikuar tek çdo fermer. Fakti qëndron se institucioni ka kontaktuar herë pas here te të gjithë klientët, të cilët kanë pasur vështirësi për pagesën e detyrimit, por edhe ata të cilët kanë kërkuar më shumë mbështeje gjatë periudhës së pandemisë për të plotësuar nevojat e biznesit.

 Gjithshka  tregon se  premisa për rikuperimin e aktivitetit ekonomik duket e shpejtë, sidomos në  sektorin e bujqësisë, një nga më pak të prekurit dhe pa ndërprerë aktivitetin apo prodhimin gjatë periudhës së krizës.

 Ajo që vlen për të cilësuar  më tej,qëndron në faktin se  sektori financiar ka reaguar pozitivisht ndaj masave të rregullatorit, duke proҫeduar me shtyrjen e pagesës së kësteve të kredisë – e cila ndikon në rezultatin financiar të sektorit në afatin e shkurtër, duke vendosur prioritete të tjera në vijim.

 Pandemia Covid-19 dhe masat e distancimit social të marra për adresimin e saj ka dhënë një goditje komplekse mbi aktivitetin ekonomik në vend. E ditura shënon se  masat e distancimit social dhe rritja e pasigurisë kanë sjellë rënie të konsumit, të investimeve dhe të eksporteve shqiptare; ndërsa nga ana tjetër, masat e distancimit social kanë nënkuptuar dhe ndërprerje të detyruar e prodhimit në segmente apo sektorë të caktuar të ekonomisë vendase.

      Vërtetësia saktëson se FED invest ka një kuadër të plotë dhe të përditësuar për menaxhimin e vijueshmërisë së aktivitetit në situata krize dhe emergjence,ndërkohë që këto plane janë testuar rregullisht për funksionalitetin e procedurave të vijueshmërisë dhe kjo ka bërë që Banka e Shqipërisë të jetë e përgatitur për një situatë emergjence.  Koha shënon se duke respektuar protokollet e verdha të masave higjeno sanitare Covid-19 banka,institucione financiare, masat mbrojtëse dhe distancimi social janë ndërmarrë që në vazhdimësi .

E.R.

Modifikuar më Premte, 26 June 2020 18:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...