VOA: Indeksi i Klimës së Biznesit nuk ka qenë kurrë kaq i ulët

Hënë, 29 June 2020 19:10

Në Tiranë, Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi sot Indeksin e për klimën e biznesit, i cili ka pësuar rënien më të madhe në 8 vite, duke zbritur në 38 pikë.

Bizneset renditin në anketën me shqetësimet e tyre kryesore përkeqësimin e klimës politike, monopolet dhe tregtia e paligjshme, korrupsioni dhe ekonomia informale.

 
 
 

Indeksi për klimën e biznesit, publikuar sot nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, asnjëherë nuk ka qenë kaq i ulët sa sivjet, vetëm 38 pikë nga 100, por ai asnjëherë nuk ka qenë mbi 50 pikë. Anëtarët e Dhomës Amerikane pohuan në anketimet e tyre anonime se klima e biznesit asnjëherë nuk ka qenë e mirë për shkak të korrupsionit, paqëndrueshmërisë së politikës dhe të ligjeve fiskale, dhe tani pas pandemisë do të shkojë akoma më keq.

 
 
 

Gjetjet kryesore u publikuan në konferencën “Rritja Ekonomike Fillon me Klimën e Biznesit”, ku mori pjesë edhe ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, e cila tha se rritja e shkëmbimeve ekonomike shqiptaro-amerikane është një nga përparësitë kryesore të punës saj, ndaj ështe e gatshme të bashkëpunojë me qarqet e biznesit për cdo zgjidhje praktike, që do të përmirësojë klimën e punës së tyre.

 
 

“Disa nga çështjet janë klima politike, ku përshihet konkurrenca e pandershme dhe korrupsioni, që ndikon mbi gjithcka. Një nga përparësitë kryesore të miat këtu është të ngre marrëdhënie të sigurta dhe të mbështes zhvillimin e Shqipërisë si një vend demokratik dhe të shtoj investimet në këtë vend, por mbi të gjitha këto ndikon nga korrupsioni. Dhoma amerikane dhe bizneset kanë mbështetjen e ambasadës amerikane për të gjetur zgjidhje praktike në trajtimin e këtyre çështjeve” - tha ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

Autorët e Indeksit theksuan se krahas, përkeqësimit të situatës politike dhe ndryshimit të të shpeshtë të ligjeve fiskale, problemet e tyre më të mëdha janë monopolet, tregtia e paligjshme, ekonomia informale dhe korrupsioni i shtrirë në shumë sektorë publikë dhe privatë.

Presidenti i Dhomës Amerikanë Enio Jaço thotë se “në këtë Indeks 66 për qind e anëtarëve e vlerësojnë klimën e biznesit të pafavorshme, vetëm 7 për qind e quajnë të favorshme dhe vetem 4 nga 27 Indikatore janë përmirësuar ndërsa 23 janë përkeqësuar. Klima politike për herë të parë zë vendin e parë në problemet e biznesit”, - tha ai.

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka 222 kompani si anëtare të saj, dhe sivjet u anketuan për këtë Indeks një numër rekord i pjesëtarëve të saj./VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...