Analisti: Serbia dhe Rusia duan që marrëveshja të arrihet në Evropë, ja pse e penguan Thaçin dhe Veselin para takimit në SHBA

E mërkurë, 01 July 2020 19:09

I ftuar në edicionin e pasdites së lajmeve në Syri.net me gazetaren, Armela Ferko, analisti nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behluli, ka folur për atë se si është pritur në Serbi aktakuza e Gjykatës Speciale ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas Behlulit, gjithë loja e Serbisë është që ti largojë bisedimet Kosovë-Serbi nga SHBA dhe ti sjellë në Bashkimin Evropian, aty ku Rusia është më e fortë dhe do të lobojë kundër interesave të Kosovës.

 
 

‘Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit nuk ishin rastësi që erdhën vetëm tre ditë pasi ishte lënë takimi ndërmjetësues në SHBA midis Kosovës dhe Serbisë.

 
 
 

Jo nuk ishte rastësi.

 
 

Meqenëse ne jetojmë në pjesën tonë në Serbi, edhe ndjekim politikën në këtë vend, pas reagimeve të Vuçiç dhe kryeministres së Serbisë, kjo nuk ishte rastësi.  

Aq më pak kur ngritja e aktakuzave u prit në mënyrë triumfale në Serbi ku interesi është që marrëvesja të mos ndodhë në SHBA, por në Evropë, aty ku është më pranë Rusia.

Pasi shqiptarët e dinë që armiku më i madh i tyre është Rusia.

Kjo aktakuzë kishte dy muaj dhe u publikua vetëm ditën kur Thaçi dhe Veseli ishin në rrugën drejt SHBA, duke e njohur mentalitetin shqiptarëve, kur Presidenti I Kosovës nuk shkon në SHBA kur ka aktakuzë.

Serbia nuk frikësohet nga e folura e Hotit, as nga Kurti, por nga figura të dala nga lufta.

Serbia nuk heshti menjëherë, heshti Kosova dhe Hashim Thaçi.  

Në Serbi menjëherë pasi u publikua aktakuza ndaj Thaçit, presidenti Vuçiç atë natë doli në mënyrë triumfale  duke  paraqitur padinë dhe pengimin e tij takimi.

Serbët shpresojnë se ende në Kosova do të ketë qasje një marrëveshje mbi asociacionit që do të ketë ndikimin e Serbisë.

Shpresa e fundit e tyre është që çështja të zgjidhet në Evropë’

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...