Vetëm një ditë pas nisjes së vitit të ri shkollor, 10 mësues në Kolonjë dyshohet të jenë infektuar me COVID-19
Mësuesit kanë shenja të Covid dhe janë vetëizoluar në banesat e tyre deri në përgjigjen e rezultatit të tamponave. Njësia vendore e kujdesit shëndetësor,u ka marrë tamponat secilit prej tyre.
Burime bëjnë me dije se pjesa më e madhe mësuesve janë nga shkollat e qytetit ndërsa mësohet se janë zëvendësuar nga mësues të tjerë të shkollave,deri në përgjigje të rezultatit.