Protestat për vrasjen e Klodian Rashës, Gjykata lë në burg 3 të arrestuar, lirohen nga qelia 14 të tjerë në arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje

Diel, 13 December 2020 15:24

 

Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e arrestit për disa protestues të arrestuar për protestën e dytë dhe të tretë për vrasjen e Klodian Rashës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se në burg janë lënë vetëm 3 protestues, teksa 5 të tjerë janë në arrest shtëpie.

 

Po ashtu 9 prej të arrestuarve janë liruar në detyrim paraqitje kurse janë edhe 30 të tjerë që priten të dalin nesër para Gjykatës për masën e sigurisë.