Goditet me leva pas koke ndërtuesi në Vlorë

E Enjte, 11 February 2021 19:40

 

Mbrëmjen e sotme, një person u plagos me sende të forta pas koke në Vlorë, ku si pasojë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Mesoohet se personi i plagosur është Rexhep Dano, ndërtues në qytetin e Vlorë. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:26, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është dëmtuar me sende të forta në kokë shtetasi R. D., 59 vjeç, banues në Vlorë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes