Studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës u soliduarizuan sot me banorët e Kukësit që protestuan para gjykatës për lirimin e 11 kuksianëve që po mbahen në burg pas protestës për taksën në rrugën e Kombit.
Me pankarta në duar, studentët e Drejtësisë u mblodhën në oborrin e Fakultetit, ndërsa kërkojnë lirimin e protestuesve.
“Një qiri për drejtësinë e vdekur”,- shkruhet në një pankartë. “Të lirohen 11 kuksianët!” – shkruhet në një tjetër.