×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Skandal/ Xhepisti tenton grabitjen në autobuz, por ja si e pëson

E Enjte, 19 Prill 2018 17:47
foto ilustruese foto ilustruese

Një tjetër skandal në  autobuzat e kryeqytetit. Këtë rradhë nuk bëhet fjalë për aksidente, por ngjarjen më të zakonshme: përplasjen me xhepistat. Një burrë rreth të gjashtëdhjetave është përpjekur të grabisë një grua, por për fatin e tij të keq, ajo ishte një punonjëse policie. Zonja i ka bërë thirrje shoferit të mos hapë derën e autobuzit dhe ka njoftuar menjëherë kolegët e saj të policisë. Ngjarja gjithashtu është fimuar nga të tjerë njerëz që udhëtonin me autobuzin e linjës “Tirana e Re”.

Por nisur nga presioni i njerëzve, të cilët nxitonin për në punë, shoferi i ka hapur derën duke bërë të mundur edhe arratisjen e hajdutit. Megjithatë, personi është lehtësisht i dallueshëm nga videoja që kanë bërë qytetarët.

Login to post comments