Rrjepja e shqiptarit me testet tek privati: a do të hetohet kasaphana?

E Enjte, 04 November 2021 08:11

 

Nga Erion Dasho - 04/11/2021

Duke nisur nga muaji gusht 2020 kur sektori privat nisi të ofrojë testin për COVID e deri më sot, vazhdoj të shkruaj për një fenomen tepër të dhimbshëm: Rrjepjen e paturpshme të qytetarëve shqiptarë nga spekulantët e sektorit shëndetësor privat.

Sigurisht përgjegjësia kryesore i takon qeverisë, ministrisë dhe komitetit të buratinëve të cilët nuk arritën jo vetëm ta ofronin falas testimin në institucionet shëndetësore publike, por as që arritën dot ta disiplinonin atë.

Gjatë gati dy vjetëve të pandemisë, nuk kam folur vetëm për Gjermaninë ku testimi ofrohej falas për çdo person si në sektorin publik dhe në atë privat. Apo ku sot testi blihet në supermarket për 50 deri 80 cent.

 

Kam folur edhe për Nepalin ku testi PCR ofrohej me çmim fiks 10 dollarë në sektorin publik dhe 20 dollarë në sektorin privat. Ku infermieri shkon edhe në shtëpi për të marrë tamponin kundrejt çmimit 25 dollarë. Rezultati del online brenda 24 orëve (në 90% të rasteve brenda 8 orëve).

Kush përfiton nga çmimet spekulative në Shqipëri?! A munden spekulantët t'i "gëzojnë" të vetëm ato miliona euro që shqiptarët harxhojnë çdo muaj për testimin?!

A do të hetojë dikush për kasaphanën jo vetëm me jetët, por edhe me ekonominë e shqiptarëve?! Koha do ta tregojë! Shpesh drejtësia vonon por nuk harron.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...