Një 42-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga efektivët e policisë italiane. Kjo e fundit ishte vënë në ndjekjen e tij dhe dy të tjerëve pasi dyshoheshin të kishin vjedhur bjë automjet
Mediat italiane raportojnë se tre të dyshuarit kur kanë pikasur patrullën e policisë kanë lënë automjetin e vjedhur dhe kanë tentuar të arratisen duke u larguar në këmbë.
Në pamundësi të ndjekjes së tyre me makinë, edhe efektivët italianë janë vënë në ndjekje të tyre në këmbë. Pikërisht në këtë moment ka ndodhur edhe plagosja aksidentale e shqiptarit.
Sipas mediave italiane, gjatë ndjekjes një polic italian është rrëzuar dhe ka shkrepur padashje armën, e cila ka plagosur 42 vjeçarin shqiptar.
Raportohet se, 42-vjeçari shqiptar është shtruar në spitalin e qytetit të Salernos, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.