Janë djem, dy foshnjat e para të vitit 2022: Paçi këmbën e mbarë Akid dhe Aiden!

Saturday, 01 Janar 2022 11:10

 

Janë djem, fëmijët e parë të vitit 2022, që kanë lindur 1 minutë pas njerit tjetrit në dy maternitetet e Tiranës. I pari quhet Akid dhe lindi fiks në orën 12:00 në maternitetin Mbretëresha Geraldinë.

Vogëlushi i dytë lindi vetëm një minutë më pas në maternitetin “Kiço Glozheni dhe ai quhet Aiden.

Lajmin e ka dhënë Ministrja e Shëndetësisë, e cila i ka uruar jetë të gjatë dhe këmbën e mbarë të dyve. “Mirë se erdhe Akid - shkroi Ogerta Manastritliu në Fb krahas fotografisë së të voglit lindur 1 minutë më herët. Fëmija i parë i vitit 2022 është djalë, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 12:00.

Është djalë edhe bebi i parë që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”, 1 minutë pas ndërrimit të viteve. Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë Akid dhe Aiden,” uroi ministrja

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...