VIDEO/ Vjena nuk ka qenë kurrë kaq e bukur, flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut zbukurojnë kullën “UNIQA”

Hënë, 10 Janar 2022 12:00

 


Fasada e "UNIQA Tower" në Vjenë u ndriçua këtë fundjavë me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.
7000 metrat katrorë LED në selinë qëndrore të kompanisë gjigande të sigurimeve u zbukuruan nga 18 flamujt e shteteve ku UNIQA operon e ku nuk mund të mungonte Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, tre shtete ku përmes SIGAL kompania austriake po arrin suksese të mëdha.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe njeriu që solli në trojet shqiptare gjigandin austriak të sigurimeve, z.Avni Ponari.
Sipas CEO-s së SIGAL UNIQA Group Austria, kjo kullë, simbol i Vjenës, nuk ka qenë kurrë kaq e bukur dhe madhështore.
“Një ditë e veçantë sot në Vjenë, në Kullën UNIQA do të valëvitet flamuri shqiptar krahë 17 vendeve të tjera ku UNIQA është e pranishme. SIGAL e solli UNIQA Insurance Group në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, duke i dhënë garanci tregut të sigurimeve në të tre vendet. Ne jemi krenarë që Vjena do të valëvisë së bashku flamuret e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Që prej kohës së ndërtimit, kjo Kullë nuk ka qenë kaq e bukur e madhështore sa sot”, shkruan në Facebook-un e tij CEO i SIGAL UNIQA Group Austria në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, z.Avni Ponari.

(Linku i videos së kullës) https://www.youtube.com/watch?v=InAzLY_H6AY&feature=youtu.be

HISTORIKU I BASHKËPUNIMIT SIGAL-UNIQA
Që prej 23 mars 2007 SIGAL është pjesë e një prej grupeve më të mëdha financiare në Austri, UNIQA Insurance Group i cili është aksioneri më i madh me rreth 87% të aksioneve.

UNIQA GROUP është një prej kompanive lider në tregun e sigurimeve të Austrisë dhe të Europës Qendrore dhe asaj Lindore. Mbi 23,500 punonjës iu shërbejnë mbi 15.5 milionë klientëve në 18 shtete.

Gjigandi austriak i sigurimeve, me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve, zotëron mbi 33 miliardë Euro asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.

Me 21% të tregut, UNIQA është është kompania e dytë më e madhe në Austri.

Ky partneritet i shkëlqyer e rendit SIGAL UNIQA Group Austria kompaninë lider, më të suksesshme, më të madhe dhe më të besuar në sigurimet Jo Jetë, Jetë dhe Fond Pensioni Privat.

SIGAL UNIQA Group Austria është një grup rajonal sigurimesh me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh.

SIGAL është kompania e vetme e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë, dhe mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...