15 vite bashkëpunim/ CEO i “UNIQA”: Ofrojmë korrektësinë tonë përmes SIGAL, disa gjëra janë mbipërmbushur

Hënë, 28 Mars 2022 14:00

 


Në një prej kullave më të famshme në Vjenë ka vetëm buzëqeshje, shkëlqim sysh dhe entuziazëm kur i përmend Shqipërinë dhe 15 vitet me SIGAL-in.

Këtë 23 mars kompania SIGAL UNIQA Group AUSTRIA kremtoi 15-vjetorin e futjes në tregun shqiptar të sigurimeve të një prej kompanive lider në Europën Qëndrore dhe Lindore, UNIQA Insurance Group, i pari investitor strategjik në tregun shqiptar të sigurimeve, me një potencial të jashtëzakonshëm dhe me një eksperiencë mbi 200-vjeçare në këtë sektor.

Po si kanë qenë këto 15 vite të UNIQA në Shqipëri? A është i kënaqur gjigandi austriak i sigurimeve falë bashkëpunimit me SIGAL?

Për ti kthyer përgjigje këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave ne ishim në Vjenë, në “UNIQA Tower” për të biseduar drejtpërdrejtë me CEO-n e UNIQA Insurance Group, Dr. Andreas Brandstetter.

Gjatë intervistës së tij, Dr.Brandstetter u shpreh i lumtur nga bashkëpunimi me SIGAL, bashkëpunim sipas të cilit i ka tejkaluar pritshmëritë e UNIQA Insurance Group.

“Është një treg i mrekullueshëm sepse ndodhet në një zonë të bukur të Europës, të zbuluar vonë dhe me popullsi shumë të re. Është në prosperitet dhe ka shumë potencial sepse ka shumë rezerva natyrore. Ka një potencial të madh për turizëm, për energji, për tregti.

Është afër Austrisë dhe të gjitha planet që kemi pasur dhe të gjitha pritshmëritë që kemi pasur janë përmbushur plotësisht. Disa gjëra janë mbipërmbushur kështu që jemi shumë të lumtur”, shprehet Dr. Andreas Brandstetter, CEO i UNIQA Insurance Group.
Gjigandi austriak ishte dallëndyshja e parë nga Europa që vendosi të investojë në tregun financiar shqiptar dhe atë të rajonit dhe sot është më e besuara në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ndërsa falë produkteve të saj në sigurime rrit numrin e klientëve ditë pas dite.

Por cili ka qenë roli i UNIQA-s në këtë drejtim?

“Gjithmonë jemi munduar të jemi më të mirët në treg, jo vetëm nga madhësia por edhe nga cilësia e shërbimit të produktit që ofrojmë. Kështu që ajo që mund të sjellim në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut janë njohuritë tona. Kjo kompani ka gati 200 vite që është krijuar. Ne jemi themeluar në vitin 1811 kështu që kemi shumë njohuri për sigurimet, për njerëzit dhe kështu ne përpiqemi të ofrojmë korrektësinë tonë përmes SIGAL”, thekson Dr. Brandstetter.

Për UNIQA Insurance Group klientët janë shumë të rëndësishëm ndaj, bazuar në këtë politikë, SIGAL në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ka qenë vazhdimisht në krah të qytetarëve duke mbështetur masivisht Artin, Kulturën, Sportin dhe aktivitetet që nxisin një jetë sa më të shëndetshme.

“Arti është pjesë e Europës, është pjesë e kulturës europiane. Dhe veçanërisht i spikatur në Austri, një vend plot me tradita muzikore, me piktorë e shkrimtarë të mëdhenj. Është pjesë e vetëkuptimit tonë dhe për shkak të kësaj ishte edhe më e qartë për ne që duam të ofrojmë edhe produkte e paketa për sigurimin e shëndetit dhe artit dhe jemi shumë të lumtur që jemi jo vetëm kompania më e madhe e sigurimit të artit në Austri por të ofrojmë shërbime në të 17 tregjet ku operojmë momentalisht”, thotë Brandstetter.

Por CEO i UNIQA Insurance Group ka edhe një këshillë për të rinjtë shqiptarë që po lenë vendin e tyre, duke sjellë edhe shembullin e jetës së tij. Por pa anashkaluar rolin që duhet të ketë qeveria.

“Edhe unë kam komente për këtë situatë. Qeveria duhet të krijojë arsye, motive pse është mirë të qëndrosh në Shqipëri. Duhet të hapë vende të reja pune, të ketë mundësi interesante arsimimi, universitete të mira dhe mundësi të mira e më pas për të gjetur një punë të mirë në industri, art, kulturë, biznes.

Edhe unë u largova nga vendi im kur isha i ri. Shkova në SHBA. Studiova atje, nuk doja të qëndroja në Austri. Nëse dalin ata marrin përvoja të reja por është mirë që të kthehen pas. Për mua ishte e qartë kur jetoja në Kaliforni, në perëndim të SHBA, më pëlqente ai vend. Më pëlqeu universiteti atje, më pëlqeu jeta. Më pas shkova në Brooklyn dhe Luksemburg. Por për mua ishte e qartë: doja të kthehesha në Austri, doja të jeta në vendin ku kam lindur. Dhe doja të kontribuoja në zhvillimin e vendit tim. Ndaj shpresoj që të ketë shumë të rinj shqiptarë që vëretet duan të vijnë të kontribuojnë në zhvillimin e vendit të tyre, në zhvillimin e Shqipërisë”.

Si një njeri që ka vizituar çdo cep të Shqipërisë, për Dr.Brandstetter e ardhmja e Shqipërisë do të jetë e mirë ku një rol të rëndësishëm do të ketë edhe qasja turistike e vendit, natyra por edhe shpirti i hapur i shqiptarëve.

“Nëse flas për një faktor konkret biznesi, është e rëndësishme qasja turistike, aspekti turistik. Mendoj se rezervuari i madh është natyra. Natyra është një thesar brilant. Është e pabesueshme! Nuk njoh asnjë vend që të ketë një larmi kaq të madhe dhe një natyrë kaq unike. Por më së shumti më pëlqen mentaliteti, më pëlqen shpirti i ri, jeta atje, çiltërsia. Çdo herë jam ndjerë i mirëpritur. Edhe familja ime, edhe fëmijët e mi. Kam ndjerë se është një vend i hapur, pjesë e një bote të hapur dhe kjo është ajo që më pëlqen. Mendoj se ky është potenciali i madh. Gjithashtu edhe kapacitetet profesionale janë me rëndësi e nuk mungojnë në Shqipëri.

Kam 15 vite që e vizitoj Shqipërinë anëkënd saj. E kam nisur në veri, në Shkodër, zonë që shumë vite më parë ka qenë pjesë e Europës, pjesë e Perandorisë Austriake. Më pëlqen i gjithë bregdeti, më pëlqen Shëngjini. Sigurisht më pëlqen gjithçka rreth Tiranës, Durrësit, Vlorës. Më pëlqen Gjirokastra, Berati. Më pëlqen Saranda, Himara, Dhërmiu, Elbasani, Korça. Ndaj e dua vendin tuaj që ka një bregdet kaq të veçantë. Bregdeti i bukur i Adriatikut që për mua është më i bukuri në Europë. Kjo është arsyeja pse unë dhe familja ime i kalojmë çdo vit pushimet atje, kryesisht rreth Dhërmiut dhe Himarës.

Por kam qenë me miqtë e mi edhe për ecje në Valbonë, Theth dhe këto janë si Alpet Austriake, por më të bukura sepse janë të paprekura, nuk ka patur ndikime negative. Janë mbase si Austria e 300 viteve më parë. Prandaj mendoj se natyra shqiptare është mbase një nga elementët dhe kontribuesit më të rëndësishëm në të zhvillimin e vendit. Është një thesar. Është shumë e bukur”.

Çfarë mendon Andreas Brandstetter kur dëgjon të përmenden Shqipëria dhe shqiptarët?

“Njerëz miqësorë, shumë kulturë. Mendoj Skënderbeun, sigurisht, që është pjesë e kulturës europiane. Më vjen ndër mend familja sepse disa prej miqve të mi më të mirë jetojnë në Shqipëri dhe kjo është familje, është arsyeja pse Shqipëria është një pjesë e zemrës sime.

Gjithashtu më pëlqen kultura shqiptare, mënyra se si vendi është i hapur, mikpritja, ushqimi. Është ushqim i mrekullueshëm, më i miri dhe njerëzit janë kaq mendjehapur. Kështu, mendoj se të gjithë, shqiptarë dhe austriakë, të gjithë kemi pjesë shumë të mira dhe do të ishte mirë të kombinonim pjesët tona më të mira”, shprehet ai.

Dhe në fund nuk mund të mungonte edhe një falenderim në gjuhën shqipe.

“Pra, të gjithë popullit shqiptar FALEMINDERIT! Faleminderit për gjithçka dhe mezi pres të kthehem në Shqipërinë e bukur!“

Që prej 23 marsit 2007 SIGAL është pjesë e grupit të madh financiar “UNIQA Insurance Group”, i cili zotëron rreth 87% të aksioneve të kompanisë.
Me mbi 23,500 punonjës, të cilët u shërbejnë mbi 15,5 milionë klientëve në 18 shtete të ndryshme, e bëjnë UNIQA Insurance Group një prej gjigandëve të sigurimeve në Europë dhe jo vetëm.
Me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve, UNIQA zotëron mbi 33 miliardë Euro asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.
Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, UNIQA Insurance Group punon çdo ditë përmes 40 kompanive të saj të kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që mbledh klientët e tyre aty ku ata qëndrojnë në “mjedisin e nevojave” të tyre individuale.
Në këtë frymë, UNIQA Insurance Group solli për herë të parë në Shqipëri përmes SIGAL, Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, me mbi 1 milion klientë, ofron shërbime inovatore për vendin dhe jo vetëm siç janë “TeleShëndet” apo “Jetë Plus”.

Intervista e plotë:

https://www.youtube.com/watch?v=m_0u7eBjWj8

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...