Vettingu në polici, nis "Eksodi". Ja sa janë larguar vetëm nga policia e Tiranës

E Enjte, 19 Prill 2018 20:55

Punonjësit e policisë kanë filluar të bëjnë kërkesa për largim pasi nuk po arrijnë të plotësojnë dokumentacionin për vettingunë në radhët e policisë. Deklarata u bë nga Kreu i sindikatës së punonjësve të policisë së Shtetit Sadedin Fishta për Ora News.

Fishta dha se deri tani vetëm në policinë e Tiranës 60 punonjës së policisë kanë bërë kërkesë për largim.

Deklarata e Fishtës:

Mosdorëzimi i deklaratave në kohën dhe afatin e caktuar, për kohën e pamjaftueshme që kanë në dispozicion i vendos punonjësit e policisë para një dileme ku një pjesë e tyre që kanë mbushur moshën 47 vjeç për shkak edhe të formimit të tyre dhe pamjaftueshmërisë për të plotësuar këto deklarata, ose këto deklarata do të plotësohen me të meta dhe mangësi në deklarimin e pasurisë, punonjësit e policisë rrezikojnë të humbin pensionin e parakoheshëm, pagën kalimtare dhe pensionin suplementar dhe kështu njëkohësisht humbasin pagesën për karrierën që kanë kryer në polici.

Kjo i ka sjellë punonjësit e policisë në vështirësi dhe për të vendosur nëse do të qëndrojnë në polici, do të mbushin këto formularë në një periudhë kaq të shkurtër. Fakti që deri tani një pjesë e mirë e punonjësve të policisë kanë filluar të përgatisin edhe kërkesat për largim, nga informacionet që kemi vetëm në drejtorinë e Tiranës kanë bërë kërkesë për largim rreth 60 punonjës policie.

Kërkesat për largim kanë të bëjnë edhe më problemet që kanë vetë punonjësit të cilët gjatë kohës së shërbimit kanë pasur edhe problematikat e veta me gjykatat dhe prokurorinë apo edhe me aktivitetet e tjera të paligjshme, por me afrimin e datës së dorëzimit të deklaratës do të vërtetohet sa punonjës policie për shkak të mos plotësimit të këtyre deklaratave do të detyrohen të bëjnë kërkesën për largim, pasi ata rrezikojnë për mos rrezikuar humbjen e përfitimeve të tjera që parashikon ligji të pagës kalimtare dhe pensionit suplementar.

Modifikuar më E Enjte, 19 Prill 2018 20:57
Login to post comments