Detaje të reja kanë dalë në lidhje me gjyqin që po zhvillohet në Shkodër për 11 kuksianët e arrestuar për protestën e dhunshme në Rrugën e Kombit. Në seancën që po zhvillohet në Gjykatën e Apelit Shkodër, avokati i palës mbrojtëse, Altin Goxhaj ka denoncuar se gjyqtarja e çështjes, në Gjykatën e Kukësit është në konflikt interesi, pasi sipas tij është bashkëshortja e një drejtuesi komisiariati në kryeqytet.
Avokati ka thënë se Prokuroria ka falsifikuar procesverbalet e arrestimit. Sipas tij personat nuk janë ndaluar në flagrancë. Pala mbrojtëse kërkon që quhen të pavlefshme mandatet e arrestit.
“ Ndalim i paligjshëm dhe masa shumë e ashpër. Procesverbali i ndalimit ka vetëm datën. Në Tiranë është shënuar vetëm ora, jo data. Zbatimi i urdhërit të prokurorisë Kukës është falsifikuar. Gjykata e Kukësit duhet të hiqte dorë nga shqyrtimi i çështjes. Gjyqtarja është bashkëshortja e një shefi komisariati në Tiranë. Urdhëri është dhënë vetëm nga Ministria e Drejtësisë. Në pamje rezultojnë persona të FNSH-së gjatë arrestimit. Personat me maska duhet të kishin urdhër nga kreu i Përgjithshëm i Policisë. Për masat e arrestit me burg, prokuroria s’ka asnjë provë,”-ka thënë Goxhaj. (Faxweb.al)