Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Tuesday, 23 July 2024 20:00
 

Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”.

Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth 3 mijë produkte të ndryshme kozmetike, të cilat ishin kontrabandë.

Blutë sekuestruan 60 shampo, 20 maska floku, 260 bojë flokësh, si dhe 32 kremra flokësh. Gjithashtu shpallën në kërkim Tea Karanxhën dhe Ergys Mezinin. 

Përtej kontrabandimit, një tjetër problem qëndron në faktin se produktet e sekuestruara përdoren në kozmetikë.

Askush nuk na garanton që këto produkte janë brenda standardeve dhe të shëndetshme. 

Duke qenë kontrabandë, nuk dihen nga kanë hyrë, nuk dihet kush është prodhuesi, mund të jenë false, mund të jenë edhe të skaduara.

Ky rast që kanë kapur kontrabandë nuk mund të jetë thjesht se u kapën disa bidonë me shampo, sapun apo produkte kozmetike. 

Thelbi i çështjes është te fakti se këto produkte mund të jenë jashtë standardit, nuk janë kontrolluar, nuk kanë kaluar në pikat e kufirit, nuk kanë certifikime dhe merren e shiten sikur të jenë në rregull.

Problemi nuk qëndron se u kap dikush që kishte produkte kontrabandë, por te fakti se ato janë të pakontrolluara nuk dihet në çfarë lloj rruge kanë hyrë në treg, nuk dihet ku janë marrë, në çfarë fabrike prodhohen.

Sot në treg produktet false dhe prodhuesit falsë janë me mijëra dhe pastaj mund të ketë pasoja për shëndetin. 

Pasojat nisin nga djegia e flokëve, rënia e tyre, infeksione të ndryshme në lëkurë, duke çuar deri në tumor të lëkurës.

Në këtë rast, ata që i vuajnë pasojat janë qytetarët, që përveç dëmeve shëndetësore që mund të kenë, kanë edhe kosto financiare për produkte jo të sigurta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...