Për shkak të difekteve të rënda që kanë ndodhur, qyteti i Durrësit do të përballet me probleme me furnizimin me ujin e pijshëm.
Gjatë të martës dhe të mërkurës do të ketë probleme për shkak të stakimit të energjisë elektrike në stacionin e pompave në Fushë Kuqe, sipas raportimeve të UKD- së.
Dy çarje në tubacionin kryesor që furnizon me ujë Durrësin dhe Shijakun, vijnë për shkak të amortizimit të rrjetit. Difektet kanë ndodhur në Xhafzotaj dhe Shkafanë.
Brigada e avarive po punon për riparimin në një kohë sa më të shpejtë.