Raporti i Bankës Botërore nxjerr të palarat e qeverisë, taksa progresive ka zhytyr Shqipërinë në varfëri

Saturday, 21 Prill 2018 10:57

Sistemi i taksave në Shqipëri ka zhytur në varfëri mijëra qytetarë, ka qenë deklarimi i bërë së fundmi nga Banka Botërore.

Sipas kësaj të fundit qeveria ja ka ngarkuar barrën fiskale qytetarëve të zakonshëm dhe shtresave të varfra ndërkohë që të pasurit nuk taksohen sa duhet.

Përfundimi tronditës, që rrëzon të gjithë propagandën e qeverisë shqiptare është bërë publik në një raport të posaçëm, i cili ka studiuar efektin e sistemit fiskal në treguesit e varfërisë.

Banka Botërore ka konstatuar se, "Vetëm si pasojë e taksave, popullsia shqiptare që jeton me më pak se 4 dollarë në ditë, rritet nga 22.6 për qind në 29.1 për qind," thotë Sipas raportit, në shumicën e vendeve të tjera sistemi i taksave e ul varfërinë, pasi rishpërndan të ardhurat nga të pasurit tek të varfërit. Por në Shqipëri politika fiskale punon në krahun e kundërt, pasi takson më fort të varfrit, ndërkohë që oligarkët vazhdojnë të shtojnë pasurinë.

"Në vende si Kili, Meksika, Rusia dhe Kolumbia sistemi i taksave e ul varfërinë. Ndërsa Shqipëria është një nga vendet ku taksat sjellin rritjen më të lartë të varfërisë," thuhet në raport.

Sipas raportit, qeveria ja ka ngarkuar barrën fiskale qytetarëve të zakonshëm dhe shtresës së varfër të popullsisë, ndërkohë që të pasurit nuk taksohen aq sa duhet të paguajnë. Kjo bën që taksat të rrisin varfërinë, kur duhet të ishte e kundërta, sistemi fiskal duhet ta zbuste varfërinë përmes taksimit të të pasurve dhe dhënies së transfertave për të varfrit.

"Taksat indirekte, veçanërisht Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është ai që shkakton rritjen më të madhe të varfërisë në Shqipëri," thuhet në raport.

Prej vitesh qeveria shqiptare trumbeton vendosjen e taksës progresive si një politikë, e cila ka ndihmuar qytetarët e zakonshëm dhe shtresat me të ardhura të pakta. Por raporti i Bankës Botërore demaskon propagandën qeveritare duke e klasifikuar Shqipërinë si vendin ku sistemi i taksave ka sjellë rritjen më të lartë të varfërisë.

Modifikuar më Saturday, 21 Prill 2018 10:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...