Një 39-vjecar nga fshati Kutalli i bashkisë Ura Vajgurore denoncon autorët që e kanë goditur. Erjon Sefa është qëlluar me kazmë nga dy persona Tiliano Asko 30 vjeç dhe Safet Asko 24 vjec edhe këta banues ne Kutalli .
Sherri ka ndodhur për motive të dobëta ku 39 vjecari Erjon Sefa ka qënë duke punuar në tokën e vet me gjithë bashkëshorten. “Ju thash çfarë kërkoni, me shanë mes fyerjesh dhe më pas morën kazmën që un kisha lënë në tokë dhe më qëlluan në kokë “, thotë ai për faxëeb.
Ngjarja ka dy ditë që ka ndodhur dhe autorët kanë dalë janë të lirë . “Ne kërkojmë drejtësi , kemi frikë se do na qëllojnë përsëri” shprehet 39 vjecari .
Ai ndodhet ne spitalin rajonal të Beratit i cili ka marë plagë të rënda në kokë. Por sipas policisë ekspertiza ligjore në komunikatën e vet ka theksuar se ka marrë plagë të lehta, ndërkohë siç shihet nga pamjet personi ka marrë 10 kapse në kokë.
“Autorët kanë dalë nga policia dhe tashmë nuk jemi të sigurtë”, shprehet 39-vjeçari.