Kohëve të fundit termi “peshk i madh” ka marrë një tjetër konotacion pas deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu i cili e përdori për personat e pushtetshëm të cilët janë të korruptuar.
Megjithatë deri më tani jo të gjithë personat e pushtetshëm,janë prekur nga drejtësia.
E ndërsa me zbatimin e vetingut të gjithë presin me padurim emrat e “peshqve të mëdhenj” që do bien në rrjetë, peshkatarët e Durrësit e kanë kapur vërtet një të tillë.
Peshkatarët e Durrësit thonë se kanë kapur një peshkaqen të pazakontë për brigjet shqiptare.