Turistët e duan shumë Radomirën. Por jo kur përballen me rrugë të tilla. 37 km nga Dibra në këtë fshat rrëzë malit më të lartë në Shqipëri, e bëjnë atë të paprekshëm nga vizitorët.
Pushteti lokal e ka parë herë pas here si potencial turistik, përveç se në stenda panairesh. Rruga u asfaltua në vitin 2009, por u la të përfundonte përsëri në këtë gjendje.
Gjatë gjithë gjatësisë, asfalti ka rrëshqitur dhe shtrati është dëmtuar. Banorët e zonës shpesh u është dashur të dalin fshatçe dhe ta pastrojnë nga bora apo të ndërtojnë mure për shkak të rrëshqitjeve.
Tani kanë dëgjuar nismën e qeverisë, por në fakt në fshat s’kanë parë asgjë. Aty mungon gjithçka që ka të bëjë me turizmin. Por ka shumë nga ata që besojnë se nëse kjo është serioze, mund të ngrenë lokale e restorante. Mund të vijnë emigrantët e të ndërtojnë pistë skish, por jo rrugë.
Kalaja e Dodës është një nga zonat që ka resurse të mëdha natyrore. Nëse projekti do të realizohet, Radomira ndoshta do të jetë zona më preferuar turistike në vend.