I hëngri pulën, korçari masakron me shkop qenin

Tuesday, 24 Prill 2018 09:36

Dhuna është e formave të ndryshme, në vende të ndryshme, në kohë të ndryshme dhe e shohim të ushtrohet si mbi njerëz ashtu edhe mbi kafshë.

E dhuna mbi kafshët është fatkeqësisht e shtrirë gjerësisht në Shqipëri, pasi kemi parë mjaft raste se si dhunohen apo më ekstrem akoma vriten qentë apo macet.

Rasti më i rëndë është shënuar në muajit tetor në Kuçovë, ku dy të rinj masakruan me sëpatë një qen, e disa rënkimet e bardhoshit mund t’i kenë ende në memorie.

Por, nuk është më pak i rëndë rasti që do trajtojmë më poshtë, i cili është filmuar në Korçë.

Qytetari që ka dërguar videon për JOQ.al shprehet:

E mbyti qenin vetëm se i hëngri një pulë. I zoti e mbyti duke e qëlluar me një shkop.”

Në video duket qeni i lidhur që goditet derisa bie përtokë dhe nuk i dëgjohet më e lehura.

Video

Login to post comments