E drejta e lirisë së shprehjes po vihen në rrezik serioz. Kështu vetëm në Itali, për shkak të detyrës, 76 gazetarë italianë janë kërcënuar me jetë, dhe kjo vetëm për një periudhë 3 mujore.
Alarmi është lëshuar nga Instituti Kërkimor italian “Oksigjen për informacionin”, i monitoron prej vitesh informacionet gazetareske dhe përpjekjet për të fshehur lajmet me interes publik. Ata thanë në raport, se nga 1 janari deri më 31 mars të këtij viti 20% të kërcënimeve kanë qenë të formës fizike, 7 % me aksione që rrezikojnë veprimtarinë e lirë të gazetarëve dhe publikimin e informacioneve, si dhe 4% me dëme materiale personale apo sipërmarrëse
Një vit më parë në Itali janë dokumentuar 423 raste gazetarësh , blogerësh, foto e video reporterësh të kërcënuar që në krahasim me 2016 ky fenomen ka shënuat një rritje pre 11% .
25 % e gazetarëve të kërcënuar janë femra.