×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

SKANDAL/ “Rilindja” sjell vdekje nëpër spitale

Tuesday, 24 Prill 2018 17:30

Në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ka gjithmonë mungesa sa i takon kryerjes së analizave.

Shëndetësia e Rilindjes i ka çuar spitalet drejt një mjerimi total. Prezenca e pajisjeve mjekësore dhe medikamenteve është fondamentale për një qendër spitalore. Por në Shqipëri mungon gjithçka.

Përpara një muaji, laboratori në QSUT krijoi vonesa në përgjigjet e biopsive, shkak ishte mungesa e reagentëve, ndërsa aktualisht mungojnë 9 reagentë për kryerjen e disa analizave, mes të cilave ajo e tiroides.

Problematika pranohet edhe nga vetë shefja e laboratorit në qendrën më të madhe spitalore.

Burime zyrtare në Drejtorinë e QSUT thonë se kjo situatë do të marrë zgjidhje brenda javës, dhe pacientët do të mund të kryejnë të gjitha analizat që ju rekomandojnë mjekët.

Modifikuar më Tuesday, 24 Prill 2018 18:51
Login to post comments