×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Njihuni me stafin më të besuar të Kryeprokurores Arta Marku

Tuesday, 03 Prill 2018 17:19

Në javët e para në zyrën e kreut të Akuzës, Marku u angazhua me vrull për të larguar nga pikat kyçe të institucionit ata që njiheshin si “njerëzit e Adriatik Llallës”.

“Boldnews.al” sjell një panoramë të stafit drejtues, me të cilët po punon Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme. Ata janë një lloj përzierje ndërmjet prokurorëve që kanë qenë të afërt me ish-kryeprokuroren Ina Rama, e cila njihet edhe si mikeshë e Arta Markut, me prokurorë që kanë punuar edhe me Llallën, si edhe disa prurje të reja.

Alketa Zifla, Drejtori i Kabinetit të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme është personi i parë që u afrua në stafin e Arta Markut. Zifla, prej shumë vitesh prokurore në Fier, u transferua para dy vjetësh në Tiranë, me firmë të Adriatik Llallës. Zifla është një prej mikesha të pakta të Arta Markut në institucionin e prokurorisë. Si prokurore, Zifla nuk mbahet mend thuajse për asnjë hetim të rëndësishëm. Ajo u katapultua në pozicionin e lakmuar në Prokurorinë e Përgjithshme, falë lidhjes së hershme shoqërore me shefen e saj.

Besnik Cani, një prokuror me përvojë si drejtues prokurorie, aktualisht është këshilltari më i afërt, për çështjet ligjore e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme. Cani u emërua drejtues i Prokurorisë së Fierit nga Ina Rama. Pas saj, edhe Adriatik Llalla e emëroi fillimisht drejtues në Prokurorinë e Shkodrës, ku Cani ka bashkëpunuar me shefen e tij aktuale, dhe më tej në Prokurorinë e Elbasanit. Vitin e fundit të mandatit të Llallës, Besnik Cani ishte prokuror i thjeshtë në Tiranë. Me ardhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë, Cani i bashkohet stafit të saj të ngushtë.

Sokol Stojani, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme prej më shumë se 10 vitesh, rikthehet në pozicion Drejtori. Sot është në krye të Drejtorisë së Inspektimit. Ai ka qenë drejtor i Hetimit në kohën e Ina Ramës dhe, brenda radhëve të Prokurorisë në atë kohë konsiderohej si “Prokurori i Përgjithshëm në hije”.

Adnan Xholi, aktualisht drejtor i Drejtorisë Gjyqësore, ka qenë një prej prurjeve kryesore të Adriatik Llallës në fillim të mandatit të tij. Xholi, prokuror në disa prokurori rrethesh dhe për disa vite edhe në Prokurorinë për Krime të Rënda, ishte drejtues në Lezhë, në kohën kur Adriatik Llalla e emëron Drejtor të Hetimit. Këtë pozicion e ka mbajtur për më shumë se 4 vjet. Pas emërimit të Arta Markut, ai qëndron në të njëjtin pozicion, vetëm se me emërtesë drejtorie të ndryshuar.

Arqile Koça, drejtor i Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, është një prokuror me rreth 20 vite karrierë në Prokurorinë e Përgjithshme. Koça u konsiderua si një zgjidhje emergjente nga ana e Arta Markut, e cila e emëroi në pozicion drejtori pasi largoi nga ai post Rovena Gashin, një prej njerëzve më të afërt të Adriatik Llallës.

Ylli Pjetërnika, një magjistrat i ri, u transferua nga Tropoja pranë Prokurorisë së Tiranës me firmë të Adriatik Llallës. Sot ai është këshilltar në kabinetin e Kryeprokurores së Përkohshme.

Rita Gjati, ish-drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit, është bërë pjesë e stafit të ngushtë të Arta Markut. Aktualisht ajo është pjesë e grupit të prokurorëve që po kryen vlerësimet e prokurorëve që më pas i përcillen Komisionit të Vettingut. Gjati u largua nga drejtimi i prokurorisë në Kukës, me firmë të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, pasi kërcënoi publikisht “me prerje koke” dhe me “kanun”, familjarin e një personi nën hetim.

Dritan Rreshka, aktualisht drejtues i Prokurorisë më të madhe në vend, të Tiranës, është një prej prokurorëve që ka qenë pjesë e grupit të parë që krijuan Task-Force-n kundër Korrupsionit. Ai kishte raporte shumë pozitive me Ina Ramën, e cila e emëroi shef të Task-Forcës së Tiranës. Me ardhjen e Adriatik Llallës, ai largohet nga ky pozicion, por i ofrohet detyra e Shefit të Kabinetit. Rreshka nuk e pranon këtë detyrë. Dy vjet më pas, Llalla e komandon si Shef të Antikorrupsioni në Prokurorinë për Krime të Rënda. Ai nuk mundi të marrë emërimin, për shkak të refuzimit nga ana e Presidentit të atëhershëm, Bujar Nishani.

Donila Prela, mikeshë e ngushtë e Arta Markut, është caktuar si drejtuese e Prokurorisë së Durrësit. Njeriu më i besuar i Kryeprokurores së Përkohshme ka në dorë hetimet për 613 kg kokainë, të kapur para disa javësh. Gjithashtu, Prela menaxhon hetimet për ekstradimin e paligjshëm të Nezar Seitaj. Së fundmi, është folur në media se po kryen hetime edhe për ish-titullarin e saj, Adriatik Llalla, por ky informacion vijon të jetë i pakonfirmuar zyrtarisht. Pavarësisht këtyre hetimeve të rëndësishme, Prela e Durrësit duket se nuk ka ndërmend të nisë asnjë hetim për kryebashkiakun e qytetit, Vangjush Dako, i dyshuar si i përfshirë në disa veprimtari kriminale, që nga lejet e ndërtimit, e deri te bashkëpunimi me grupe kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve. “Boldnews.al” ka siguruar informacione nga Prokuroria e Kavajës se ndaj Prelës ka disa raporte të SHISH, për dyshime të përfshirje të saj në veprime korruptive.

Ardian Nezha,  drejtues i Prokurorisë së Elbasanit deri fundjavën e kaluar, kur u detyrua të japë dorëheqjen, ka qenë për një kohë të gjatë prokuror te Krimet e Rënda. Ai ka hetuar disa dosje të rëndësishme, por u largua nga Adriatik Llalla për në Prokurorinë e Pukës. Asnjëherë nuk u mësua publikisht arsyeja e këtij “internimi”. Kolegët e tij në Krimet e Rënda janë të mendimit se ai është larguar për shkak të përfshirjes në disa situata korrupsioni. Gjithësesi, këto pretendime nuk janë të provuara dhe ndaj Nezhës nuk ka pasur hetim penal për korrupsion.

Alketa Nushi emërohet nga Arta Marku drejtuese e Prokurorisë së Kukësit. Nushi ka qenë prej shumë vite pjesë e prokurorisë së Matit. Nuk gëzon reputacion në radhët e kolegëve përsa i përket aspektit profesional. Emërimi i saj si drejtuese lidhet me njohjen personale që ka me Kryeprokuroren e Përkohshme. Nushi iu bind urdhërit politik për arrestimin e protestuesve kuksianë, të cilët kundërshtojnë tarifën qeveritare të Rrugës së Kombit.

Modifikuar më Tuesday, 03 Prill 2018 17:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...