Gazetari tregon arsyen pse heshti sot "Financieri" i Tahirit

Tuesday, 24 Prill 2018 21:49

Gazetari Basri Çollaku i ftuar në "360 Gradë", thotë se gjyqi ndaj financierit të grupit të trafikut të drogës së Habilajve, Nezar Seitaj, duke shtuar se dëshmia e tij do të shkaktonte "temperaturë të lartë" në Tiranë.

Sipas tij ka dy arsye përse zhvendoset një i pandehur në Romë.

"Për një dosje tjetër hetimore ose për një marrëveshje me drejtësinë. Këto janë dy arsyet.

Ka episode të tjera të trafikut të drogës me Shqipërinë, dosje e cila nuk ka mbërritur në Tiranë. Është një histori më e rëndë nga ajo që ka ardhur deri më tani dhe kjo është arsye kryesore pse është shtyrë ajo që do të ndodhte sot.

Ajo që do të dilte nga kjo bisedë shkaktonte një temperaturë të nxehtë në Tiranë për emra që nuk kanë dalë.

Unë them që ka aktorë nga Tirana të pushtetit që janë angazhuar dhe investuar që gjërat të mos ndodhin sot", tha Çollaku

Login to post comments