Lirohen akitvistët e FRPD-së (video)

E mërkurë, 25 Prill 2018 15:13

Pas protestës së zhvilluar rreth 1 javë më parë para gjykatës së Apelit në Shkodër, policia shoqëroi sot tre aktivistë nga radhët e FRPD-së.

Personat e shoqëruar në komisariat janë Besjan Zaja, Ergys Ivziku dhe Arvit Bushati, ky i fundit kryetar i FRPD në Shkodër qëndruan për rreth dy orë në ambientet e komisariatit.


Po ashtu bashkë më ta shkuan edhe dy deputetët e PD, Bardh Spahia dhe Izmira Ulqinaku si dhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, ndërsa kërkuan lirimin e aktivistëve.

Ata protestuan para gjykatës, ku bashkë me dhjetra përfaqësues dhe qytetarë, kërkuan lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar pas tubimit të dhunshëm në Rrugën e Kombit në 31 mars, kundër taksës.

Sipas policisë, dyshohet se këta persona kanë prishur qetësinë publike duke  marrë pjese në një proteste te paligjshme si dhe janë autor te hedhjes se tymueseve dhe shashkave./news24

Video

Login to post comments