Studentët e ekonomikut nuk dinë dallimin mes taksës së sheshtë dhe asaj progresive. Ky është niveli i arsimit rilindas në Shqipëri.
Të pyetur nga gazetari i IN tv, studentët i janë shmangur pyetjes ose kanë dhënë përgjigje absurde, të cilat tregojnë se niveli i tyre është për të ardhur keq.
Është më se normale që ky do të ishte rezultati në një vend ku sistemi i arsimit favorizon injorantët dhe lë në hije ata që vërtetë meritojnë të drejtën për të studiuar.
Favorizimi i universiteteve private nga kjo qeveri klienteliste, çoi në shkatërrimin e arsimit publik dhe injorancën e brezave të ardhshëm.