×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Akademiku Fuga flet për herë të parë për tarifën "5 euro"

Tuesday, 03 Prill 2018 18:54

I ftuar në studion e Fax News, akademiku Artan Fuga foli në lidhje me protestën e banorëve të Kukësit kundër tarifës në Rrugën e Kombit si dhe arrestimin e tyre.

“Momenti që ne kalojmë, mua personalisht më jep trishtim dhe më sjell pyetjen ‘Pse?’. Si ka mundësi që na përsëritet dhuna? Nga tradita filozofike, dhuna është një akt pa autor. Pse pas një trajektoreje politike, pushtetet politike, pavarësisht nga ngjyra, në një moment të caktuar kanë shkuar në një përplasje të dhunshme me qytetarin?

Ka një ndarje mes sistemit dhe qytetarit që vijon prej 28 vjetësh. Mua më duket që ne nuk pranojmë që qytetari të jetë pjesë në vendimarrje. Kjo e ka shtyrë qytetarin në atë pikë sa ai nuk mund të shprehë vetëveten veçse të dëgjohet vetëm atëherë kur ai kap gurin, hurin e zjarrit dhe kur fatkeqësit ndodh një përplasje mes policisë dhe qytetarëve.

A kemi krijuar dot shtet dhe ku do të shkojmë?” – tha akademiku.

Profesor Fuga u shpreh se çështja e Rrugës së Kombit nuk është thjesht problem i të dhënit apo të mos dhënit me koncesion sepse dhënia është aspekt menaxherial.

“Sot kalimi nga një krahinë në një tjetër është i lirë me Kushtetutë. Nuk jemi si në mesjetë që paguaje tek feudali për të kaluar rrugën sepse feudalit ia kishte dhënë mbreti në shkëmbim të shërbimit që ai kryente. Të gjitha këto janë shfaqje të vasalitetit që marrin pamje modern.” – tha Fuga.

Këtu kemi të bëjmë me çështje të një lirie politike. Që të jepet rruga me koncesion duhet të ketë rrugë dytësore.

Së dyti për banorët e zonës duhet të jenë pa pagesë pasi nuk mund t’i vihet pagesë atij që e ka shtëpinë aty e që kryen lëvizje të shpeshta gjatë ditës.

Nga ana tjetër duhet përmirësuar investimi i kryer në Rrugën e Kombit. Në milot Rruga e Kombit është llahtarë. Në Fushë Krujë, është gjithashtu llahtarë.

Ndaj, të gjitha zgjidhjet menaxheriale janë të mira apo të këqija në funksion të një konteksti të caktuar. Por sot nuk gjendemi në këtë kontekst por në situatën e një popullsie tërësisht të bllokuar atje.” – vijoi professor Fuga.

Duke folur për shoqërinë dhe institucionet shqitpare, profesor Fuga tha se problemi më i madh është mungesa e diversitetit të mendimeve dhe autizmi institucional.

“Nuk ka shprehje të diversitetit të mendimeve. Troç prej 28 vitesh shteti nuk e dëgjon qytetarin. Sot sipas tij, nuk e dëgjon edhe më shumë.

Debati në Akademinë e Shkencave është e njëjta gjë.Kryeministri nuk dëgjon absolutisht njeri. Këtë mund ta quaj autizëm institucional. Ne vuajmë si shoqëri nga autizmi institucional prej kohësh. Unë personalisht për veten time kam pasur projekte alternative prej 5-6 vjetësh dhe askush nuk më ka dëgjuar askush të paktën të më dëgjonin dhe të më refuzonin.

Nuk dëgjon askush. As kryeministri, as ministrja e Arsimit, askush.  Ndaj të gjithë ne, edhe akademikët, sot jemi kuksianë. Jemi kuksianë në kuptimin që nuk na dëgjon askush!” – tha ai.

Fuga u shpreh se një tjetër problem është përdorimi i protestës së banorëve të Kukësit në Tiranë.

“Ne një pjesë të popullsisë e çojmë në zgrip të situatës që edhe për të lëvizur të paguajë para, ndërkohë që ajo është zonë shumë e varfër. Kur ata pastaj ngrihen për gjërat e tyre jetike çfarë ndodh? Në Tiranë vazhdon debati për një revoltë që ka prekur një pjesë të popullsisë në mish. Këtu ka një lloj manipulimi për mua.

Revolta e atyre njerëzve që u ngritën dhe i vunë zjarrin atyre instalacioneve atje krahasohet me Lidhjen e Prizrenit. Nuk mund të ushqejmë politikën e Tiranës nga revolta e njerëzve që janë në zgrip të mbijetesës. Këtu nuk ka më politikë. Këtu politika ka rënë e ka marrë fund. Politika duhet të thotë se përderisa ka ndodhur kjo duhet vënë një pikëpyetje e madhe për gjithçka.

Kërkoj ndjesë kur them këtë por edhe në shkencat e komunikimit dhe në psikopatologjinë sociale është një parim që nuk munda ta vërë në diskutim as kryeministri, as kryetari i opozitës dhe askush:

Çdo akt dhune është një gjuhë kur të gjitha gjuhët e tjera janë prerë dhe janë bllokuar.” – tha Fuga

Akademiku u shpreh se çdo kompani përpara se të nxjerrë një produkt apo shërbim të ri, studion target-grupin të cilit do t’ia shesë. Ai u shpreh se në rastin e vendosjes së tarifës në Rrugën e Kombit nuk ka dëgjuar që kompania të ketë bërë ndonjë studim të tillë me banorët e komunitetit të atjeshëm.

Çështja nuk është që a është apo nuk është dhuna e mirë. Sigurisht që dhuna nuk është e mirë por ata që kanë vepruar kanë vepruar në fushën e vlerave. Ne nuk e zhbëjmë dot këtë fakti.

Në lidhje me rolin e opozitës në këtë revoltë të banorëve të Kukësit ndaj tarifës, si dhe për thirrjen e saj për mosbindje civile, Fuga u shpreh se opozita duhet të ndërmarrë hapa të tjerë në vend të mosbindjes.

“Unë e kuptoj opozitën. Opozita do të bëjë politikën e vetë por ama jo në këtë rast, pasi ka ndodhur katastrofa.

Opozita po kërkon mosbindje civile. Ca do të thotë kjo? Po mirë, doni mosbindje civile, niseni duke mos pranuar së pari rrogat tuaja si deputetë opozitarë. Mosbindja civile siç e kërkon opozita është hedhja e topit qytetarit. Kërkojnë mospagim taksash. Kush do t’i paguajë taksat?

Ndërkohë që nga opozita kërkohet ndërtimi i mekanizmave opozitarë. Së pari duhet që opozita të bëjë vlerësim të së kaluarës së saj. Së dyti duhet që opozita të ndërtojë mekanizma alternativë kudo në administratë e në pushtetin lokal etj.

Nuk e dëgjoj opozitën ta bëj këtë. Sigurisht nuk është momenti për të kritikuar opozitën, sepse nuk e ka fajin opozita për atë shfaqje të turpshme në shekullin e 21 që banorëve atje u kërkohen edhe paratë e fundit për të dalë nga shtëpia.

Politika është të ndërtosh e të ndërtosh mekanizma. Unë mendoj që sistemi ynë elektoral nuk përfaqëson zërin e elektoratit. Pse edhe opozita edhe qeveria e pranojnë.

Në momentin që unë votoj për lista të mbyllura, që këtu ka mbaruar lidhja me elektoratin. Që këtu fillon ajo që elektorati nuk ka mekanizma për të kontrolluar pushtetin. Dhe këtu nis ikja.” – u shpreh akademiku Artan Fuga për mekanizmat alternativë opozitarë në kontrollin dhe përgjigjen ndaj situatës së dhunshme sipas tij, të krijuar nga qeveria e Shqipërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...