Ditën e sotme, Bashkia e Tiranës do të mbledhë Këshillin Bashkiak për të miratuar një projekt-vendim për tokat publike që ajo ka në zotërim.
Mesa duket një veprimi i tillë, bëhet për t’i hapur rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar, për të ndërtuar pas kullat siç ka parashikuar kreu i Bashkisë, Erion Veliaj.
Dhe për të ndaluar këtë akt, artistët kanë paralajmëruar ditën e sotme një protestë para Bashkisë së Tiranës, ku është Këshilli i Bashkisë do të marrë këtë vendim.
“Nesër në orën 12:00, në mbledhjen e këshillit bashkiak tiranë votohet projekt-vendimi për kalimin e trojeve në varësi të bashkisë privatëve që duan të ndertojnë me ppp. ndër to edhe terreni i teatrit kombetar. ky eshte hap konkret për shembjen e tk. Nesër mblidhemi në orën 12:00 përpara bashkisë!”, shkruhet ne njoftimin e bere nga ‘Alenaca per mbrojtjen e Teatrit’.
/55News.al/