Shqiptari theri grekun, del dëshmia e mikut të 19-vjeçarit

E Enjte, 26 Prill 2018 14:25

Një 19-vjeçar u vra pak muaj më parë në Greqi dhe shkak është bërë një borxh prej 170 eurosh në këmbim të një doze droge.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, policia greke ka shpallur në kërkim 3 shqiptarë, ndërsa ditën e djeshme ata bënë me dije edhe identitetin e njëri prej tyre, duke publikuar edhe një fotot të autorit.

Ndërsa ditën e sotme është zbardhur edhe dëshmia e mikut të Thomait, adoleshentit grek që u vra nga shtetasi shqiptar i njohur me emrin Xhulian.

“U zumë me shqiptarët. Ata na rrahën. Xhuliani menjëherë qëlloi me thikë në gjoks Thomain. U përpoq që të më qëllonte edhe mua, por fatmirësisht ndërhyri një miku ynë dhe më shpëtoi. Thomai tentoi të largohej pasi u qëllua, por pak më vonë u rrëzua, ishte i mbuluar me gjak”,-ka dëshmuar ai në polici.

Policia greke ka shpallur në kërkim tre shqiptarët, ku besohet se ata janë futur në Shqipëri pasi kanë kryer krimin.
/55News.al/screenshot-31_1524744533-2294009.jpg

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...