8 ditë pas vdekjes së 13-vjeçares, familja Smajli nga fshati Berishë i Pukës ka thyer heshtjen duke bërë me faj bluzat e bardha në Fushë Arrëz për humbjen e vajzës.I ati i 13-vjeçares Lini Smajli tregon momentet e rënda kur vajza dha shpirt si dhe telefonatën me mjekun e familjes që sipas tij pa e parë dhe vizituar fëmijën e ka këshilluar të mos shqetësohet por ta trajtojë me paracetamol me argumentin se është grip.
Humbja e vajzës e ka dërrmuar në shpirt por thotë se rron me shpresë që të paktën të shpëtojë vajza tjetër, më e vogël që prej 8 ditësh ndodhet në reanimacionin e pediatrisë në QSUT e prekur nga një pneumoni masive në anën e djathtë. E pyesim nëse e ka parë vajzën dhe se çfarë ka biseduar me mjekët por lini vetëm ngre supet. Nga kryefamiljari mësojmë se e gjithë familja Smajli ka braktisur shtëpinë në fshatin e thellë në Fushë Arrës dhe është transferuar momentalisht në pavijonet e QSUT ku veç vajzës 11-vjeçare mbahen të shtruar edhe 3 djemtë, që ndodhen në shërbimin infektiv për të rritur.