Mëngjesin e sotëm është bërë e mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të grabitjes në Kamëz, ku mbeti i vrarë Agim Buci dhe u plagos gruaja e tij, Merita Buci, të cilët dyshohet se ndodhen në Burrel.
Po sipas të njëjtave burime janë ndaluar dy persona të dyshuar si pjesëmarrës në grabitjen me pasojë vrasjen.
Mbrëmjen e 25 Prillit, në lagjen “OSBE” të Kamzës dy persona të armatosur tentuan të grabisnin një dyqan të familjes Buci.
Autorët kërkuan paratë, por hasën në refuzimin e pronarit, 52-vjeçarit Agim Buci. Në këtë moment, grabitësit vrasës qëlluan me armë Agim Bucin, duke i shkaktuar vdekjen dhe plagosën bashkëshorten e tij Merita Buci, e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Skenen e krimit e ka parë edhe djali i tyre i mitur, 6 vjeç i cili ishte në dyqanin e prindërve që ndodhet ngjitur me banesën e tyre.