55news.al ka mundur të sigurojë fotografi të 28 vjeçarit Vladimir Kurti, personi që dyshohet të ketë shkrepur armën që vrau Agim Buçin, pronarin e minimarketit dhe plagosi bashkëshorten e Buçit në Kamëz.
Kurti, 28 vjeç me origjinë nga Gurrë e Vogël e Matit dhe me banim në Qendër Kamëz nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare.
NGJARJA NE VITIN 2010
Në vitin 2010, Vladimir Kurti së bashku me 3 persona të tjerë, rrëmbyen një taksist natën e ndërrimit të viteve për ta grabitur. Dy prej tyre morën taksinë në qendër të Tiranës dhe i kërkuan t’i çonte deri në Fushë- Krujë.
Pagesa e ofruar nga dy të rinjtë nuk bënte të dyshonte, ndërsa ata vetë nuk kishin kundërshtuar pagesën e kërkuar nga taksisti. Në pak momente bisede, adoleshentet vendosen të niseshin në drejtim të destinacionit të kerkuar. Një prej tyre u ul në ndjenjesen e parë të pasagjerit, ndërsa tjetri u ul në ndjenjësen e pasme të veturës me targa TR 411 C më ngjyrë të verdhë.
Pas një bisede të shkurter me shoferin ne afersi te Institutit te Larte Bujqesor ne Koder Kamez dy pasagjeret e taksise i kerkuan drejtuesit te mjetit qe te ndalonte pasi donin te merrnin dy shoke te tyre.
Menjehere ata nxoren nga nje thike duke kercenuar taksistin te zbriste nga mjeti dhe te hipte ne vendin e pare.
Nderkaq aty mesohet se ne autoveturen e taksistit u afruan edhe dy persona te tjere te cilet iu bashkuan dy grabitesve. Vladimir Kurti 20 vjec po nga Kamza si dhe nje person tjeter, emri i te cilit nuk jepet nga Policia u futen ne veturen taksi te markes Ford Mondeo me targa TR 411 C. Shoferi i vetures u fut nga dy grabitesit ne mesin e ndenjeses se pasme ndersa te gjithe me pas ata u nisen ne drejtim te aksit Kamez- Fushe- Kruje.
Mesohet se i jane drejtuar taksistit dy adoleshentet e rinj Hysen Daci 19 vjec dhe Gjon Gjoka 18 vjec ndersa ora shenonte rreth 2200 e mbremjes se fundit te vitit 2010.
Ne kete kohe ata mesohet se i kane marre taksistit edhe shumen e parave prej 100 mije lekesh te vjetra pjese e xhiros se realizuar prej tij gjate dites.
Pasi kane kaluar Uren e Tapizes nje nga grabitesit qe drejtonte automjetin e ktheu ate ne nje rruge dytesore te shtruar me cakell. Per te humbur sa me shume gjurmet ata kane nisur te ecin me shpejtesi por mjeti aty ka humbur drejtimin duke dale nga rruga. Nga perplasja e automjetit personat qe ndodheshin ne vendin e pare pesuan plage te renda.
Dy grabitesit qe ndodheshin ne pjesen e pasme te vetures munden te dilnin dhe te arratiseshin perpara mberritjes se policise. Nderkaq dy grabitesit qe ndodheshin ne vendin e pare munden te dilnin nga automjeti por nuk munden te largoheshin per shkak te plageve te renda qe kishin marre ne trup duke mbetur ne rruge. Ne kete kohe taksisti mundi te lajmeronte policine e cila mberriti ne vendin e ngjarjes.
Aty u ndaluan dy personat e dyshuar per grabitjen ndersa dy te tjeret munden te largoheshin. Policia tha se ka identifikuar dy grabitesit e tjere te cilet i ka shpallur ne kerkim. Dy grabitesit e plagosur ne aksident u derguan nga policia ne masa te rrepta sigurie ne spitalin ushtarak ku edhe ata tashme ndodhen te arrestuar nen vezhgimin e mjekeve dhe te policise.
Dy prej grabitesve te taksistit pikerisht ata qe ndodhen te plagosur dhe te arrestuar ne spitalin ushtarak jane identifikuar nga policia edhe si grabites te nje taksisti ngjarje e ndodhur me 27 dhjetor ne kryeqytet ne bulevardin Zhan darkë.
Ne kete zone personat mesohet se kane sulmuar nje taksist por ai kishte mundur te rezistonte fizikisht ndersa me pas ata kishin perdorur thika per te trembur taksistin. Pasi munden ti rrembenin taksistit veturen personat mesohet se e braktisen mjetin. Sipas burimeve te policise mesohet se nje nga personat e arrestuar ka qene i skeduar me pare nga policia per krime te te njejtes natyre.
Autoret e dyshuar
Hysen Daci 19 vjec banues ne Kamez
Gjon Gjoka 18 vjec banues ne Kamez
Ne kerkim
Vladimir Kurti 20 vjec
10 mije leke te vjetra arriten ti grabisin taksistit qe drejtonte veturen me targa TR 411 C. Policia nuk dha identitetin e te demtuarit por tha se ai nuk ka pesuar demtime. 4 jane personat qe sipas burimeve zyrtare te policise dyshohet se u perfshire ne grabitjen e taksistit ne qender te Tiranes mbremjen e 31 dhjetorit te vitit te kaluar.