Hyrja e Shëngjinit dhe rruga që përshkon këtë qytet, ka ditë që kanë marrë zgjidhje zyrtare tashmë.
Herën tjetër kur të “bisedosh” me Ministrin e Financave kujtoja qindra biznese që po falimentojnë për shkak të taksave të larta në Lezhë, së fundmi edhe prej aplikimit të tvsh -së mbi biznesin e vogël. Dikush mbyll biznesin e dikush detyrohet të rrisë çmimet që në fund do i paguajnë lezhjanët.
Je që je, bisedo edhe me Ministrin e Brëndshëm pasi shumë drogë po flitet se po mbillet e korret në Lezhë e përreth! Ata të partisë tënde.....
Edhe Ministres së Shëndetësisë thuaja dy fjalë për 1000 familjet lezhjane që u hoqën padrejtësisht nga ndihma ekonomike e dhjetra e qindra që po e përfitojnë padrejtësisht!
Mos harro taksën e rrugës së Kombit, u përfol që do pezullohet për pak muaj, por gati po zyrtarizohet 3 euro. Janë 500 mijë shqiptarë të Kosovës që zgjedhin Shëngjinin e Talen çdo vit. Do detyrohen ta mendojnë dy herë, ashtu sikurse kuksjanët të izolohen.
Bisedo dhe me Ministren e Drejtësisë dhe prokuroren e përgjithshme për kuksjanët e burgosur padrejtësisht pse protestuan kundër një vendimmarrje që edhe kryeministri e pranoi se ishte e padrejtë!
Në një shtet të së drejtës, pushtetet janë të ndara, të pavarura. Por meqë ju bëni punët e njëri tjetrit, për gjëra të drejta, s’gaboj pse shprehem.
Në fund të fundit, përveçse në listë me Linditën e arsimit dhe i votuar me votat e blera me lekët e drogës, asgjë tjetër s’të lidh me këtë vend, prandaj shumë gjëra i merr vesh me vonesë.