Policia e Kuçovës ka vënë në pranga dy persona, pasi kanë marrë peng një 18-vjeçar për disa orë në terminalin e autobusëve.
Sipas policisë, të arrestuarit janë Krenar Hysenbelli, 38 vjeç, dhe Çerçis Turhani, 23 vjeç, banues në Divjakë, si dhe u shpallën në kërkim A.H, 35 vjeç dhe A.H, 41 vjeç, të dy banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë.
Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se: “Arrestimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve të lartpërmendur u bë pasi për rreth dy orë në mjediset e Terminalit të autobuzave në lagjen Tafil Skëndo, Kuçovë, për motive të dobëta i kanë hequr në mënyrë të paligjëshme lirinë shtetasit E.K, 18 vjeç, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë”. Por mësohet se këta persona e akuzonin 18-vjeçarin se ka ngacmuar vajzën e njërit prej tyre. Policia po punon për kapjen e autorëve të tjerë.