Një 16-vjeçare nga qyteti i Klosit, dyshohet se është dhunuar nga bashkëjetuesi i saj 30-vjeçar. Ngjarje e cila më pas ka çuar në përplasjen me armë nga familjarët e personave në fjalë.
Mwsohet se E. Ndoj, 16 vjeç është ankuar te familjarët e saj se bashkëjetuesi Ari Hoxha e dhunonte sistematikisht.
E kjo ka bërë që nëna e të miturës bashkë me një të afërmin e tyre të shkojnë në banesën ku jetonte çifti, në fshatin Gurrë të Klosit.
Nena e vajzës, L.N. dhe i afërmi i tyre Besnik Osmani, pasi kanë mbërritur në banesën e çiftit, kanë kërkuar që të marrin në shtëpi 16-vjeçaren për t’i dhënë fund kështu bashkëjetesës së tyre.
Ama një gjë e tillë është kundërshtuar nga 30-vjeçari Ari Hoxha, duke bërë rezistencë. Kjo ka bërë që 41-vjeçari Osmani, nga Laçi, të qëllojë me armë zjarri brenda në banesë.