Banorët të bashkive të qarkut të Dibrës protestuan sot për gjendjen e rrugës Skuraj-Peshkopi. Ata përdorën kafshë barre për të bllokuar rrugën, si shenjë simbolike për gjendjen e aksit nacional. Ky banor doli në mes të rrugës me kafshën e barrës në shenjë simbolike në protestën për gjendjen e aksit nacional Klos-Burrel. Në mbështetje ishin edhe kryetarët e Bashkive Mat e Klos dhe deputetja demokrate Dhurata Çupi. Aksi nacional Skuraj- Burrel- Klos- Peshkopi është dhënë për mirëmbajtje në shkurt të vitit 2017, por sipas banorëve ajo vetem mbush gropat me zhavorr.