Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Shkodër, ku për pasojë një person mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e lagjes Tophane.
I plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës.
Mësohet se një makinë është përplasur me një motoçikletë, e për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i këtij të fundit, ndërsa thuhet se është në gjendje të rëndë.
Policia është në vendngjarje, ndërsa po vijon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.