Në aksin rrugor Fier-Levan ka ndodhur ditën e sotme një aksident i tmerrshëm me pasojë vdekjen e një personi.
Automjeti tip “Fuoristradë” po udhëtonte nga Levani drejt Fierit kur është përmbysur në rrugë. Drejtuesi i “Fuoristradës” ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur t’i bëjë dot ballë plagëve të marra.
Sipas informacioneve paraprake, mendohet se shkak për aksidentin është shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte drejtuesi i mjetit.
Sipas raportimeve për redaksinë tonë, ai kishte ngecur në makinë dhe kishte marrë plagë të rënda në pjesën e sipërme të trupit.
“Në Levan ka një orë në makinë një burrë i vdekur brenda makinës. Ai burri ishte cop-cop krahu jashtë makinës. Ca m’kanë parë sytë tmerr, ua për Zotin jam e shokuar”-shprehen dëshmitarët.