Një 29 vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti rrugor në Greqi.
Identiteti i tij nuk bëhet i ditur në raportimet e medieve greke. Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia lokale, i riu ishte nën drejtimin e një motoçiklete, që doli nga rruga Volimon-Zakynthos, në Agios Nikolaos. Shqiptari nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.