Një punonjë i HEC-it, ka rënë 50 metra në greminë, por sipas deklarimeve paraprake nuk ka qenë në punë.
Shtetasi A.S 56 vjeç, punëtor tek një subject i HEC-it në Dibër, në fshatin Lashkizë është transportuar në spitalin e Peshkopisë dhe pritet që të dërgohet në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.