Nga Erald Shulla
Koha është ajo që të jep të drejt apo jo!Sot kuvendi i Partisë Demokratike votoi në unanimitet ndryshimet statuore.Kuvendi Kombëtar është organi më vendimmarrës i Partisë Demokratike, i cili përbëhet nga i gjithë zinxhiri i strukturës. Ku delegatët në të janë të gjithë të zgjedhurit nga e gjithë Shqipëria.Për të gjithë ata që për disa muaj me rradhë dyshuan apo hamendsuan që Kryetari Basha nuk e kishte mbështetjen e partisë, sot kjo tezë ra përfundimisht.E gjithë kjo flluckë e ngritur artificialisht plasi.Mijëra delegat mbushën pallatin për të treguar forcën e madhe që Partia Demokratike vazhdon ta ruaj.Kritikët e Bashës ata kryesorët nuk ishin të pranishëm, nuk guxuan të vinin e të përballeshin, jo me Bashën apo me kryetarin e partisë, por me vet partinë dhe me ata mijëra demokrat për të cilët në emër të tyre janë shprehur këto kohë.I vetmi ishte ish-kryetari z.Selami që duhet përshëndetur për kurajon për ti shprehur mendimet dhe idet në vendin e duhur.Teoricientët munguan ose deleguan ndonjë merhum të përpëlitej që as vet nuk po e kuptonte atë që fliste.Sot kishit mundësinë të vinit e të bënit më të mirën. Nuk e bënë.Filluan melodin me deklarat në rrjetet sociale. E dal boje tashmë sjellja juaj.Në qoftëse i donit kaq shumë të mirën partisë duhet të ishit aty. Nuk erdhët, heshtni. Sepse koha foli në të drejt të Kryetarit Basha.Koha i dha të drejt sot Lulzim Bashës, ai gëzon mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike.Kjo është koha e Lulzim Bashës, koha e sulmeve tuaja ka përfunduar njëher e përgjithmonë.