Rreth 200 pasagjerë janë bllokuar në aeroportin ‘Nënë Tereza’ në Rinas. Shkak është bërë anullimi i fluturimit të linjës Tiranë-Frankfurt, nga kompania Adria Airëays.
Pasagjerët duhet të ishin nisur në orën 12:20. Ndërkohë qytetarët të irrituar po presin në zyrat e kompanisë ‘Adria Airëays’.
Reagimi i një prej udhëtarëve:
“Nuk e di mese e shihni të arsyeshme t'a nxirrni këtë problematike të rradhës në aeroportin tonë. Linja Tiranë-frankurt, më Adria lines, fluturim direkt i cili do të nisej në orën 12:20 është anulluar në momentin e fundit pasi njerëzit kanë bërë cekinin dhe kalimin e pikës kufitare. Akoma në këto momente njerëzve nuk ju është dhënë zgjidhje dhe s'ju jepet shpjegim pse është anulluar fluturimi. Janë mbledhur të gjithë njerëzit të një pikë e kësaj kompanie në aeroport por s'po marrin përgjigje të saktë. Ca thonë do na kalojnë me tranzit nga Lubjana, ca thonë as nga Lubjana nuk bëhet se nuk rakordon orari.Po na sjellin tamam si tufë delesh që i kanë lidhur nga qafa dhe i sjellin sa andej, sa këtej, pa iu dhënë as shpjegime. Populli pa shtet, si malli pa zot. E keqpërdor kush të mundet dhe kur ia thotë mendja.”