Drejtuesi i një motori mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident në Korçë.
Ngjarja u regjistrua në unazën e qytetit, ku motori është përplasur nga një automjet tip "BMW" me targë AA 022 GC.
Pas përplasjes dy mjetet kanë përfunduar në anë të rrugës. Drejtuesi i motorit me dëmtime të shumta nga aksidenti është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Burime nga spitali thone se gjendja e tij eshte e rende.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.